FAKTI Page 07 Ermira Zyrakja .pdf


Nom original: FAKTI Page 07 Ermira Zyrakja.pdfTitre: Faqe 6-7_Layout 1Auteur: PC

Ce document au format PDF 1.4 a été généré par PScript5.dll Version 5.2 / Acrobat Distiller 6.0 (Windows), et a été envoyé sur fichier-pdf.fr le 02/06/2011 à 18:20, depuis l'adresse IP 84.226.x.x. La présente page de téléchargement du fichier a été vue 1853 fois.
Taille du document: 542 Ko (1 page).
Confidentialité: fichier public


Aperçu du document


E ENJTE/ 26 MAJ 2011 /WWW.FAKTIDITOR.COM

DIASPORË

7

PIKËTAKIME ME ARTISTËT TANË NË MËRGATË

Ermira Zyrakja një nga yjet e elitës
muzikore shqiptare në Zvicër
Kjo artiste ka studiuar për më se 16 vjet për piano dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, tash
gati 20 vite jeton në Gjenevë, ku aktivitetin e saj profesional e alternon me koncerte, mësimdhënie dhe pjesëmarrjen në shumë aktivitete kulturore të komunitetit shqiptar në Zvicër, ndërsa që ka dhënë koncerte në SHBA,
Angli, Francë, Irlandë, Greqi, Qipro etj
Rexhep RIFATI
Gjatë njëzet viteve të tranzicionit
nga Shqipëria bashkë me qindra
mija shqiptarë të larguar për një
jetë më të mirë, janë edhe një
pjesë e mirë e ajkës të elitës,
përfshi edhe elitën e instrumentistëve e këngëtarëve të muzikës
operistike, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Tedi Papavrami, Eno Koço, Dhuarata
Lazo Bejleri, Zija Bushi Bejleri,
Fran Lufi, Edlira Dedja, Ermira
Zyrakja, Klaidi Sahatçi, Aksinja
Xhoja, Suela Mullai,Bledar
Zajmi, Alda Dizdari e plot e plot
të tjerë, të cilët zhvillojnë me
sukses të plotë aktivitetin e tyre
në skenat dhe metropolet e Evropës dhe botës, duke u kthyer në
ambasadorët më reprezentativ të
kombit e kulturës shqiptare.
Ndër figurat më të njohura të
këtij grupi artistësh është edhe
Ermira Zyrakja pianistja e njohur shqiptare e cila tash sa vite
jeton në Gjenevë të Zvicrës.
Për të përditshmen “Fakti ditor”
zhvilluam një bisedë me te , lidhur me rrugëtimin jetësor e artistik. Pyetja e parë për te ishte se
si ajo u lidh përjetësisht me pianon?
-Kamë studiuar për piano për
mëse16 vjet që, nga mosha 6 vjeçare deri sa u diplomova në Akademinë e Arteve në Tiranë . Ne

Pianistja Ermira Zyrakja me tenorin Kastriot Tusha gjatë një
prezantimi në Arau të Zvicrës

moshën 14 vjeçare, më 1978 fitova çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Talenteve të
Reja. Paralelisht me studimet
kam dhënë koncerte solo dhe me
instrumentiste te ndryshme violinste,vegla fryme e këngëtare
operistike.
Po pas Largimit nga Shqipëria?!
-Pas largimit nga Shqipëria,në
kohën e tranzicionit që nuk dija
sado zgjaste,nuk doja te humbja
kohe për pasionin e profesionin
tim dhe fillova si pedagoge pianoje në Janine në konservatorin
greko-holandez"THCAKA-

Ermira në piano me solistët Arjeta dhe Hili Thaqi në
një manifestim para bashkatdhetarëve

LOF". Atje fitova ne konkursin
holandez për piano dhe fitova
burse pasuniversitare për tu perfeksionuar ne konservatorin e
ROTERDAMIT. Ne 1992 ,për 3
koncerte ne CITE BLEU erdha
ne Gjeneve dhe prania e komunitetit shqiptar,ishte me e rëndësishme këtu dhe për mua,
prandaj u vendosa në Gjenevë,
ku qe nga ajo kohe jam aktive si
pianiste dhe pedagoge pianoje.
Aktivitetin tim profesional e alternoj me koncertet, mësimdhënien dhe pjesëmarrjen e shumë
aktiviteteve kulturore e me tematika te ndryshme të komunitetit shqiptar në mbarë Zvicrën.
Moralisht e ndjej si përgjegjësi
kombëtare e profesionale pjesëmarrjen ne to me zhanre te
ndryshme te muzikës klasike
dhe shqiptare(në festa kombëtare, promovime libri, ekspozita
pikture të ilustruara me muzike)Kam kënaqësi te veçantë
kur marr dhe duartrokitjet e
spektatorit shqiptar dhe emocion për vlerësimet e tyre.
Pos në Zvicër, në cilat vende
tjera ke marrë pjesë ?
-Prej 20 vjetësh tashme, kam
dhënë koncerte në shtete te
ndryshme si SHBA, Angli,
Francë, Irlandë, Greqi me recitale solo e muzike dhome,(kuintet e trio( piano violine e
mezzosoprano) e koncerte me 2

piano(2 pianiste bashkë) Kam
prodhuar dhe regjistruar CD e
pare me muzikë pianistike
shqiptare " E JONA MUZIKE".U prit shume mirë në
Kongresin evropian të pianisteve në Qipro, ku bëra analizë
dhe interpretim të kompozitoreve shqiptarë ,qe nuk patën
fatin te kenë suksesin e merituar
jashtë Shqipërisë,para viteve 90.
Ne France CD u vendos në CD
me të mira të vitit dhe u transmetua nga RADIO FRANCE në
emisionin e muzikës klasike. E
realizova këtë CD për mirënjohje të këtyre kompozitoreve,
për promovimin e artit shqiptar.
Je mjaft e pranishme në mesin
e shqiptarëve në Zvicër, si ia
arrin kësaj?
-Prej disa vitesh një projekt i imi
ne asosacionin "RINIA KONTAKT" mbështetet nga zyra integrimit te Gjenevës, për
mësimin e pianos për te rinj
shqiptar dhe shumë nga këto të
rinj ,nga familje modeste dhe jo
muzikantesh, kane kaluar me
sukses ne konservatorët e Gjenevës. Përpos kësaj në koncerte
të ndryshme i prezantoj me
këngë shqip, një mënyre kjo artistike për të zotëruar e praktikuar mes muzikës gjuhen shqipe
dhe repertorin e adaptuar për
fëmijë e te rinj. Me jetën këtu
ndjehem mire e integruar dhe e
vlerësuar, por patjetër që me
mungon gjithnjë e me shumë
vendi im dhe pse shkoj shpesh
.Shume miq e artdashës te komunitetit kompensojnë dëshirën e komunikimit shqip,te
qeshurit shqip te argëtimit
shqip. Unë e bëj artin duke e jetuar jetën, duke i dashur njerëzit,duke qene e hapur dhe pa
snobizma. nuk mund te interpretosh muzike pa e ushqyer te
përditshmërinë me emocionet e
gëzimit, ndarjes se trishtimit
mes njerëzve, pa respektuar dhe
njerëzit modestë qe me fjale të
thjeshta shprehin sinqerisht admirimin ,ndryshe do ishin nota
muzike pa jetë, teknike ,te larguara nga njerëzorja.

Pos muzikës, cili është pasioni
yt si artiste ?
-Përveç muzikës pasioni im
është te udhëtoj ne vende te
ndryshme, ku sigurisht, mes
dhuratave te parat janë partitura
muzike te kompozitoreve te vendeve ku shkoj. Pasion kam te
shkruaj poezi dhe mendoj ne te
ardhmen te publikoj një libër.
Dëgjoj shume muzike dhe mos
prisni të iu them vetëm muzikë
klasike, dëgjoj rryma të
ndryshme dhe vlerësoj çdo krijim artistik cilësor. Ç`fare do
dëshiroja? Ka akoma shume për
të bërë për mendimin tim, në
promovimin e kulturës e historisë së shqiptare.
Ku e sheh rolin e misioneve diplomatike në fushën e artit?
- Roli i ambasadave dhe misioneve diplomatike shqiptare ,
duhet te jete me aktiv,me
mbështetës me pak i distancuar,
argumenti financiar(e dimë qe
shtetet tona nuk kane mundësi
financiare si ambasadat e vendeve tepër të zhvilluara) nuk
justifikohen qe te mjaftohen
vetëm me organizimin e festes
se flamurit dhe pranisë ne aktivitetet qe shoqatat në mbarë
Zvicrën, organizojnë. Duhet te
këtë me intensivisht projekte te
promovimit te kulturës dhe historisë sonë në të gjitha fushat .
Trupi diplomatik ndërkombëtar,
nuk mund te njohë mirë e thellësisht një shtet vetëm me raporte dhe personel ambasadash.
Po te këtë me shume projekte e
koncepte te gjithë te entuziazmuar marrim pjesë dhe ndihmojmë vullnetarisht , në çfarë
mundet secili. Kur shoqatat ose
individë arrijnë që të bëjnë me
tepër,ka vend për pyetje. Me
shumë se ne rolin e kritikes
nisëm nga dëshira e mirë e imja
dhe e shumë shqiptareve këtu,
që tashme mbas kaq viteve të
huajt të njohin mirë e më mire
realitetin e vlerave shqiptare

Ermira Zyrakja gjatë kohës
së lirë në natyrë

Ftesë për promovimin e tri veprave letrare
Shoqata për kulturë dhe integrim " Rinia " në Singen të Gjermanisë, në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për kulturë dhe integrim në Kreuzlingen
të Zvicrës, organizojnë promovimin e tri veprave letrare të autorit Isak Guta. Bashkatëdhetar të nderuar, drejtues të shoqatave kulturore, miq të
librit, ju ftojmë, ditën e dielë, me datë 29 maj 2011, prej orës 12.30 në adresën; Gaststätte Radrennbahn, Bohlinger Str. 26, D- 78224 Singen(Hohentwiel), Tel. 0049 173 6718030, E-mail: xhevat.muqaku@gmx.de, ndërsa prej orës 16.30, në adresën; Sonnenwiesenstrasse 26, CH- 8280 Kreuzlingen, Tel;0041 76 523 5150,ose 0041 76 200 1588 E-mail;akiz@hotmail.ch
Veprat letrare që do të promovohen;
1. "Zëri i vërtetë dhe mysafirët e pa ftuar", kushtuar Pranverës së vitit 1981, botuar në muajin Prillë të vitit 2010.
2. "Klubet shoqërore dhe rroli i tyre në shoqëri ", kushtuar lindjes së klubeve të para të punëtorëve shqiptarë në mërgim, prej vitit 1978 81, botuar në muajin Tetorë të vitit 2010.
3. "Psherëtima Shqiptare e shekullit ", kushtuar 30- vjetorit të ngjarjeve të reja të Kosovës, - botuar në muajin Prillë të vitit 2011.
4. Pas promovimit, në kuadrin e programit; " Libri me filmin në shtegëtim të kulturës shqiptare ", do të shfaqet filmi poetiko-dokumentar "KRUSHQËZIMI", në regjinë e
Dibran Fyllit, kushtuar 23 dëshmorëve të Kombit në Luftën e UÇK-së dhe Epopeja e Jezercit.
Tri veprat e lartëpërmendura letrare jan promovuar me sukses, me datë 15 Prillë 2011, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, me rastin e 30 vjetorit të Pranverës Shqiptare
- 1981, dhe u janë kushtuar po këtyre ngjarjeve historike, duke përfshi sakrifica e veprimtari edhe nga qëndresa atdhetare e mërgatës shqiptare.
Për hir të organizimit sa më të mirë, ju lutemi të konfirmoni ardhjen tuaj përmes numrave të telefonit ose E-mail adresave më lart shënuara.
Xhevat Muqaku


Aperçu du document FAKTI Page 07 Ermira Zyrakja.pdf - page 1/1




Télécharger le fichier (PDF)


FAKTI Page 07 Ermira Zyrakja.pdf (PDF, 542 Ko)

Télécharger
Formats alternatifs: ZIP



Documents similaires


fakti page 07 ermira zyrakja
bureliu tvarkarastis
zogollet e matit pdf
adhesion albanais6177
programme francophonie 2011
match samilia

Sur le même sujet..