albanian quran wb.pdf


Aperçu du fichier PDF albanian-quran-wb.pdf - page 6/349

Page 1...4 5 678349



Aperçu texte


SURA 1. FATIHA
1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
4. Sunduesit të ditës së Gjykimit
5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë
6. Udhëzona në rrugën e drejtë,
7. në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je
i hidhëruar, dhe që kanë humbur!

SURA 2. BEKARE
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
1. Elif, Lamë, Mimë.
2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut)
është udhëzues për ata që janë të devotshëm.
3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej
asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqatë, sadaka etj.).
4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që
është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e
ardhshme në) botën tjetër (ahiretin).
5. Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të
shpëtuarit.
6. E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin) për ta është njësoj ua
tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
7. All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e
tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.
8. Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës
tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.
9. Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të
vërtëtë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.
10. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më
shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.
11. E kur atyre u thuhet: "Mos prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne
jemi vetëm përmirësues (paqtues)!"
12. Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.
13. Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit ata thonë:
"A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata,
dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.
14. E kur i takojnë ata që besuan thonë: "Ne kemi besuar!" por kur
veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi
tallur (me besimtarët)".
15. All-llahu ndëshkon talljet e tyre, duke lënë të bredhin edhe më
shumë në mosbesimin e tyre.

1