pikler sq .pdf


Nom original: pikler-sq.pdfAuteur: selin

Ce document au format PDF 1.4 a été généré par Writer / OpenOffice.org 3.2, et a été envoyé sur fichier-pdf.fr le 18/04/2013 à 22:17, depuis l'adresse IP 79.106.x.x. La présente page de téléchargement du fichier a été vue 1106 fois.
Taille du document: 1.4 Mo (2 pages).
Confidentialité: fichier public


Aperçu du document


Metoda Pikler-Loczy

Kjo metode e ve theksin tek procesi verbal, loja e lire dhe respekti per aktivitetin autonom.
4 ide te rendesishme per te marre nga teoria e Emmi Pickler :
1. Mbi zhvillimin e bebes : Emmi Pickler ka treguar qe zhvillimi i bebes eshte i programuar,
rrjedh ne menyre spontane sipas nje rregulli te caktuar. Per te marre, ruajtur ose per ti lene
pozicione te ndryshme te trupit, per te ndryshuar qendrimin ose per t’u zhvendosur, per te mesuar
per te ndenjur ne kembe dhe per te ecur, bebja nuk ka fare nevoje per nderhyrjen e te rriturit.
2. Aktiviteti spontan i bebes : Emmi Pickler zbuloi sesi bebet kane kenaqesi dhe interes per
te bere aktivitete sponatane dhe sesi ai perfiton nga mundesite e reja te ofruara nga zhvillimi i tij
sensori -motor. Ajo zhvillon keshtu aftesite e saj nga dita ne dite, me hapa te vogla ; ne ritmin e ketij
zhvillimi, cdo hap paraardhes pergatit hapin ne vazhdim ne nje proces te vazhdueshem dhe sipas nje
rregulli te dhene. Bebja nuk ndjek nje qellim, ajo zbulon duke prekur e provuar , riprodhon, zoteron
cdo arritje gjate rruges se saj. Ne kete kendveshtrim e shohim beben te afte per te bere hapa te
medha, e kembengulese, por gjithashtu te afte per te pushuar, ndonjehere te shohe gjetke, pastaj
te kthehet ne punen e saj. Nepermjet ushtrimeve te ketij aktiviteti spontan(te lire), bebi eshte me
te vertete motori, eshte animatori i progresit te zhvillimit te tij global: psikomotor, njohes, psiqik.
3. Respekti per ritmin e zhvillimit : Emi Pickler tregon rendesine per te respektuar
manifestimet spontane te bebes, rradhen dhe ritmin e shfaqjes se tyre. Eshte e rendesishme te mos
nderhysh duke e vene beben ne postura qe ajo nuk i ka zbuluar akoma e nuk eshte gati per ti
realizuar, duke i hequr keshtu kenaqesine per ta zbuluar vete dhe besimin tek aftesite e veta.
4. Nje ambient “i sigurt”: Emi Pickler kerkon kushte te cilat autorizojne dhe favorizojne
kete aktivitet spontan. Roli i te rriturit eshte te krijoje kushtet qe e lejojne femijen te rritet ne
qetesi dhe harmoni, t’i siguroje atij hapsiren e nevojshme per levizjet e lira. Objektivi nuk eshte ti
besh gjerat ne vend te tij, por te krijoje kushtet qe femija t’ia dale mbane vete. Behet fjale per ti
ofruar nje ambient qe i pergjigjet si nevojave fiziologjike (ushqim, higjene etj)ashtu dhe atyre
afektive. Femija duke u ndjere i rrethuar nga kujdesi, ka deshire te provoje te gjitha llojet e
aktiviteteve dhe te njohe boten e veten e tij. Per kete eshte e nevojshme te vendosim ne dispozicion
te femijeve nje ambient te pershtatshem, ku ai te ndihet i sigurte per te patur mundesine te
zhvillohet lirisht. Ambjenti, dimensionet e tij, kufijte, permbajtja te jene ne funksion te zhvillimit
te bebes, te shijeve dhe interesave te saj.

Céline Mugnier
Psikomotriciene – Hi-Foundation/SH.P.SH – Prill 2013

Puna mbi levizjen :
Tabelat e E.Pickler tregojne rendesine e diferences se moshes ku cdo
femi fiton qendrime te reja.
Zoterimi i motricitetit te tyre ndikon tek zhvillimi i te gjithe personalitetit te ketyre femijeve
dhe ndikon ne zhvillimin psiqik gjithashtu: ata fitojne sigurine tek trupi i tyre si dhe kujdesin e
mesojne te reagojne me saktesi ndaj aksidenteve te papritura qe mund te ndodhin gjate lojerave te
tyre. Keto levizje marrin pjese ne ndertimin e sigurise se brendshme dhe te ndergjegjesimit per
aftesite qe zoterojne. Duke eksperimentuar dhe zbuluar aftesite e veta motore femija zhvillon
shpirtin e iniciatives, kuriozitetin dhe interesin per te zbuluar boten, ai behet i vemendshem dhe
kembengules ne perpjekjet e tij e keshtu ne fund provon ndjesine e suksesit. Keto levizje te gjalla qe
femija i ben me iniciativen e tij luajne nje rol shume te rendesishem ne zhvillimin e inteligjences :
njohjen e trupit te tij si dhe te botes se jashtme.
Lenia e femijes te zhvilloje keto aktivitete autonome nuk do te thote qe adulti duhet te
qendroje indiferent ndaj femijes: çdo femije ka nevoje te ndaje gezimin e tij me prindin kur arrin te
mesoje diçka. Adultet duhet te jene te vemendshem ndaj perparimeve te femijeve e te marrin pjese
duke i krijuar ambjent te pershtatshem per nevojat e zhvillimit ne perputhje me moshen si dhe per
aktivitet autonom nga ana e femijes. Adulti duhet ta respektoje femijen, t’a konsideroje si nje
person te afte per te marre iniciativa dhe vendime per gjerat qe i perkasin vetem atij : trupit te tij.

Për më shumë :
Video




:
https://www.youtube.com/watch?v=qfcKwDyzYlc
https://www.youtube.com/watch?v=D6KLE_x1XrA
https://www.youtube.com/watch?v=jjqjauDD7kA

website :
– https://en.wikipedia.org/wiki/Emmi_Pikler
– http://pikler.org/
– http://www.pikler.fr/

Céline Mugnier
Psikomotriciene – Hi-Foundation/SH.P.SH – Prill 2013


Aperçu du document pikler-sq.pdf - page 1/2

Aperçu du document pikler-sq.pdf - page 2/2




Télécharger le fichier (PDF)


pikler-sq.pdf (PDF, 1.4 Mo)

Télécharger
Formats alternatifs: ZIP



Documents similaires


pikler sq
loczy
accompagnerlejeuneenfantautourdumouvementetdujeu
flyer l approche piklerienne en multi accueilljpg
zogollet e matit pdf
flyer forum pasdebebealaconsigne 21jan2017

Sur le même sujet..