FAKTI Page 07 Ermira Zyrakja E ENJTE/ 26 MAJ 2011 /WWW.FAKTIDITOR.COM
DIASPORË
7
PIKËTAKIME ME ARTISTËT TANË NË MËRGATË
Ermira Zyrakja një nga yjet e elitës
muzikore shqiptare në Zvicër
Kjo artiste ka studiuar për më se 16 vjet për piano dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, tash
gati 20 vite jeton në Gjenevë, ku aktivitetin e saj profesional e alternon me koncerte, mësimdhënie dhe pjesëmarrjen në shumë aktivitete kulturore të komunitetit shqiptar në Zvicër, ndërsa që ka dhënë koncerte në SHBA,
Angli, Francë, Irlandë, Greqi, Qipro etj
Rexhep RIFATI
Gjatë njëzet viteve të tranzicionit
nga Shqipëria bashkë me qindra
mija shqiptarë të larguar për një
jetë më të mirë, janë edhe një
pjesë e mirë e ajkës të elitës,
përfshi edhe elitën e instrumentistëve e këngëtarëve të muzikës
operistike, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Tedi Papavrami, Eno Koço, Dhuarata
Lazo Bejleri, Zija Bushi Bejleri,
Fran Lufi, Edlira Dedja, Ermira
Zyrakja, Klaidi Sahatçi, Aksinja
Xhoja, Suela Mullai,Bledar
Zajmi, Alda Dizdari e plot e plot
të tjerë, të cilët zhvillojnë me
sukses të plotë aktivitetin e tyre
në skenat dhe metropolet e Evropës dhe botës, duke u kthyer në
ambasadorët më reprezentativ të
kombit e kulturës shqiptare.